Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Alegri e kthen Leaon në një “9”-sh tipik, jep premtimin: Do të ketë një sezon të shkëlqyer
Milani po jep sinjale pozitive nën drejtimin e Alegrit. Kuqezinjtë mposhtën sot Liverpulin në një takim miqësor të përfunduar me shifrat 2-4. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Leao, i cili shënoi golin e parë. Megjithëse ka qenë në qendër të kritikave sezonin e shkuar, portugezi po shfaq një fytyrë tjetër në urdhërat e Alegrit. Ky i fundit e ka aktivizuar Leaon në një pozicion tjetër nga ai natyral, duke e vendosur në rolin e sulmuesi “9”-sh. Alegri ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e Rafael Leaos, teksa ka premtuar një sezon të shkëlqyer për të në edicionin e ardhshëm....