Aldo Baho u arrestua në Itali! Njihej si krahu i djathtë i ‘Tarzanit’, në 2019 i vranë të vëllain, lidhja me atentatin ndaj Lul Mashës
Aleksandër Baho TIRANË-Aleksandër (Aldo) Baho i njohur me nofkën "Sakati" dhe i konsideruar si krahu i djathtë i Endrit Alibej, i vrarë më 29 dhjetor të vitit 2018 është arrestuar në Itali. GJKKO ka caktuar ndaj tij "arrest me burg" për: “Vrasja”, mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Policia njofton se 37-vjeçari dyshohet se në vitin 2022, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e Lulzim Mashës në Tiranë, pronarit të shkollës “Willson” në kryeqytet. Sipas dëshmive të të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, armët e përdorura në atentat...
Burimi:
zeri.ai