Albrecht Dürer, djali i një argjendari që skaliti me shkronja të florinjta historinë e pikturës gjermane

Albrecht Dürer, djali i një argjendari që skaliti me shkronja të florinjta historinë e pikturës gjermane

Nga Albert Vataj “Ajo që qe e vdekshme nga Albrecht Dürer prehet në këtë varr”, janë këto fjalët që miku i tij, Willibald Pirckheimer gdhendi mbi lapidarin e piktorit. Dhe koha e dëshmoi se më shumë se një epitaf ishte sentencë profetike. Sepse vetëm ato mbetje tokësore të shterrura së ushqyeri me jetë preheshin në atë varr, i jepeshin vdekjes, gatiteshin për një shndërrim. Vepra, gjithë ajo krijimtari kolosale prej më se 1200 punësh ishte sendërgjuar prej shkulmeve dhe zjarmit të atij shpirti dhe talenti, për të mbetur pjesë e thesareve të njërëzimit, forcë eterne që kishte ardhur në jetë...
Burimi: Kohajone.com