Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Albin Kurti refuzon çdo emër për kryetarin e Kuvendit të Kosovës
👁2635
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur gjatë një vizite në Babaj të Bokës nga gazetarët për çështjen e ngërçit në Kuvend. “Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri”, tha ai.Ai u pyet nëse do ta propozojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. “Ne e kemi dhënë propozimin tonë”, tha Kurti, duke lënë të nënkuptohet se Albulena Haxhiu do të vijojë të votohet si propozim i Vetëvendosjes.