Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Albin Kurti ende pa një zgjidhje për të zgjedhur kryetarin e parlamentit
👁9888
Deputetët kanë dështuar tetë herë radhazi në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin. Procesi ka ngecur pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit. Në pesë nga gjashtë votimet për zgjedhjen e Albulena Haxhiut votuan vetëm 57 deputetë, teksa asaj i nevojiteshin të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur. Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore. Siç ishte paraparë, takimi mes Albin Kurtit të LVV-së dhe Memli Krasniqit të PDK-së ka nisur në orën 8:30....