Alban Bala: Sa shumë kanë ndryshuar kohët, zemra ime!

Alban Bala: Sa shumë kanë ndryshuar kohët, zemra ime!

Kanë ndryshuar kohët, zemra ime!Tani flas me thinja e mendoj me ëndrraHeshtjet krejt më janë plakur dhe sytëShohin më larg.Njëlloj më ngroh mëngjesi dhe mbrëmja.Mushkëritë ma ndjejnë lagështirën e mallitPara se të shfaqet në ajër. Kanë ndryshuar shumë kohët, zemra ime!Nuk janë më të arta as qeshjet, as gëzimet.Guximin e derdhën në bronx dhe e ngrinë.Të dashurit e mi i përflak mungesa e tyreDhe vetmia ime. Akullnajat po shkrijnë;Ndoshta dhe zemrat do ndjekin shembullin e tyre. Njeriu po zbulon historinë e tij,Kohën kur jetonte me dragonjtë në qiellFlakën e fikur të epokave që fëmijëtE mësojnë në shkollë, rregullisht. Kemi shpikur simbole për të folur dhe heshtjePër t’u marrë vesh. Koha ikën dy herë më shpejtDhe shumë më shtrembër. Stinët janë bërë lëmsh.Frutat janë sy për...