Alarmohet FSB në Moskë, SHBA-të paralajmërojnë Rusinë për sulm terrorist
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informuar shërbimet sekrete ruse për përgatitjet e mundshme të një sulmi terrorist në Moskë. Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), i cili konfirmoi se ka marrë informacion nga pala amerikane përmes kanaleve zyrtare të komunikimit. Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, FSB njoftoi se po merr masat e nevojshme për të përballuar kërcënimin dhe për të parandaluar një sulm të mundshëm. Paralajmërimi vjen edhe nga Ambasada Amerikane në Moskë, e cila ka deklaruar se disponon informacione të besueshme për një kërcënim të mundshëm terrorist, që mund të shkaktojë një numër të madh viktimash. Sipas njoftimit, objektivi i mundshëm i kërcënimit është Muzeu dhe Parku Natyror Tsaritsyno në Moskë. Ambasada bëri të ditur...
Burimi:
ntv.al