Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Alarmi i Shoqatës të të Zgjedhurve Vendorë: Rama nuk po ndalet në uzurpimin e kompetencave të kryetarëve e këshillave bashkiakë
Alarm ndërkombëtar i Shoqatës të të Zgjedhurve Vendorë Demokratë ndaj furisë së Kryeministrit Edi Rama në urzupimin e kompetencave të Bashkive dhe Këshillave Bashkiak! Kjo është Letra e dytë e tyre drejtuar Kongresit të Autoriteteve Vendore të Këshillit të Evropës brenda harkut të dy javëve! “ Ju njoftojmë dëshpërimisht se: Demokracia vendore në Shqipëri përfundimisht ka rënë” , shkruajnë përfaqësuesit demokrat të bashkive! Po ju shkruajmë të ndodhur përpara një paradoksi, që sa më shumë po trumpetohet afrimi i Shqipërisë në KE, aq më tepër po shkelet prej Kryeministrit të vendit Karta Europiane për autonominë vendore dhe modeli europian i demokracisë...