Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Alarmi i bruçelozës në Dibër: Fermerët të vetëm përballë rrezikut
Foto ilustruese DIBËR- Një shpërthim i sëmundjes infektive të bruçelozës tek bagëtitë në zonat malore të Dibrës ka vënë në alarm fermerët vendas, të cilët akuzojnë autoritetet për mungesë reagimi, transparence dhe mbështetje. Edhe pse sëmundja është e njohur si zoonozë – që mund të transmetohet nga kafsha te njeriu, institucionet vendore dhe qendrore duket se kanë lënë komunitetin e blegtorëve të përballet i vetëm me pasojat. Rastet e para të bruçelozës janë konfirmuar në njësitë administrative Kastriot dhe Muhurr të bashkisë Dibër, pak javë pas një tjetër shpërthimi infektiv të murtajës së bagëtive në Martanesh, Bulqizë. Në një zonë...