Alarmi| AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë
Inteligjenca artificiale po ndryshon me shpejtësi mënyrën sesi prodhohen filmat, organizohen kompanitë dhe kryhen detyrat e përditshme në vendin e punës. Në Silicon Valley (qendra botërore e teknologjisë dhe inovacionit) po shfaqen biznese që synojnë të gjenerojnë miliona dollarë të ardhura me vetëm pak punonjës, duke ia deleguar një pjesë të madhe të punës agjentëve të inteligjencës artificiale. Teknologjia po ul kostot, po përshpejton proceset dhe po u jep mundësi krijuese njerëzve që deri dje nuk kishin burimet e nevojshme për të realizuar projektet e tyre. Por pas premtimit për produktivitet më të lartë fshihet një problem serioz: shumë profesione mund të humbasin rëndësinë, ndërsa kompanitë mund të mos kenë më nevojë të punësojnë punonjës të rinj. Të rinjtë dhe personat që kryejnë detyra tashmë...
Burimi:
javanews.al