Alarm te Reali i Madridi dhe Franca! Pas debutimit me Zidane dhe golit, dëmtohet Mbappé!

Alarm te Reali i Madridi dhe Franca! Pas debutimit me Zidane dhe golit, dëmtohet Mbappé!

Kylian Mbappé ka ngritur shqetësime për gjendjen e tij fizike, pasi u detyrua të largohej nga fusha i dëmtuar në ndeshjen e Francës ndaj Turqisë në UEFA Nations League. Kapiteni i Francës shënoi golin që i dha fitoren skuadrës së Zinedine Zidane, por vetëm pak minuta më vonë u detyrua të linte fushën për shkak të një problemi në gjurin e majtë. Mbappé mori topin në hyrje të zonës dhe në minutën e 54-t lëshoi një goditje të fuqishme, duke mposhtur portierin turk dhe duke i dhënë Francës avantazhin 1-0. Megjithatë, menjëherë pas golit, sulmuesi reagoi me shqetësim dhe kapi gjurin e majtë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, Mbappé u rikthye për pak çaste në fushë, por dhimbjet vazhduan. Në minutën e 59-të, ai u...