Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Alarm për ndotjen detare! Greqia miraton planin prej 780 milionë eurosh për Egjeun dhe Jonin
👁9010
Pranë ishullit grek të Alonissos në Egjeun lindor, zhytës vullnetarë mbledhin shishe plastike të kalbura, goma makinash dhe zinxhirë të ndryshkur spirancash nga shtrati i detit. Më pas i vendosin në qese plehrash për ti larguar ato, si pjesë e një aksioni pastrimi të financuar nga BE-ja për të mbrojtur jetën detare. Sendet e nxjerra nga parajsa ishullore e Sporadeve, një vend i preferuar turistik për ujërat e tij të kaltra dhe parku detar më i madh i mbrojtur në Evropë, përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të dhjetëra mijëra toneve mbetjesh që ndotin Detin Mesdhe çdo vit. Parku, i krijuar...