Alarm për eksploziv në Durrës, forcat e policisë rrethojnë zonën

Alarm për eksploziv në Durrës, forcat e policisë rrethojnë zonën

Një alarm për eksploziv ka ngritur në këmbë policinë e Durrësit në orët e vona të së martës. Sipas burimeve, kalimtarë të rastit kanë konstatuar një objekt të dyshimtë në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”, pranë shëtitores bregdetare. Menjëherë pas sinjalizimit, uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën duke caktuar dhe perimetrin e sigurisë, ndërsa në terren kanë mbërritur edhe forcat xheniere për të kryer kontrollin e specializuar përmes shpërthimit të kontrolluar. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi natyrën e objektit të dyshimtë....
Burimi: Top-Channel.tv