Alarm për bombë tek Hotel Plaza, ZËRI siguron pamje nga vendngjarja (VIDEO)

Alarm për bombë tek Hotel Plaza, ZËRI siguron pamje nga vendngjarja (VIDEO)

Foto nga vendngjarja TIRANË- Një telefonatë e dyshimtë ka alarmuar të gjithë Policinë e Shtetit dhe ka dërguar ekipet tek Hotel Plaza, një prej hoteleve më me emër në vendin tonë.  ZËRI ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku hoteli shihet i rrethuar, ndërkohë që kalimtarët janë vënë në panik. Forcat xheniere ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollet e nevojshme. Autoritetet gjithashtu po marrin masat për të bërë evakuimin e të gjithë zonës, në mënyrë që të mos ketë asnjë rrezik. Hoteli është boshatisur dhe personeli bashkë me klientët kanë dalë jashtë.
Burimi: Zeri.ai