Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Alarm për bombë në parlamentin e Kosovës
Policia e Kosovës ka urdhëruar sot evakuimin e menjëhershëm të ndërtesës së Kuvendit, pak para nisjes së seancës së radhës konstituive. Vendimi ka përfshirë të gjithë deputetët, përfaqësuesit e mediave dhe të pranishmit e tjerë në ambientet e brendshme të parlamentit. Deri në momentin e raportimit, Policia e Kosovës nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi shkaqet e evakuimit. Megjithatë, sipas burimeve nga brenda Kuvendit, gjithçka lidhet me një kërcënim të mundshëm për sigurinë. “Na dhanë udhëzime me dalë, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan me dalë. Policia na tha për...