Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës, evakuohen qytetarët
👁4124
Një alarm për bombë është njoftuar në një hotel në qendër të Tiranës. Telefonata anonime ka mbërritur te personeli i hotelit ku është njoftuar për një bombë në parkingun e ndërtesës. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe evakuoi qytetarët që ishin brenda. Nga kontrolli i ndërtesës nuk është gjetur asgjë e dyshimte dhe alarmi dyshohet të jetë fals. Zona pranë hotelit ndërkohë është rrethuar. Top Channel