Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Jo vetëm Shqipëria, por edhe Italia u kërcënua një ditë më parë nga alarmet për bomba në gjuhën arabe në shkolla. Mbi 50 institucione arsimore në disa zona të Italisë u evakuuar të hënën, më 19 tetor, pas kërcënimeve për bombë të mbërritura përmes emaileve anonime. Alarmet u raportuan në provincat e Veronës dhe Padovës, si dhe në Arezzo, Lucca e Chieti, duke vënë në lëvizje forcat e policisë dhe ekipet e specializuara për kontrollin e ambienteve, shkruan A2 CNN. Në provincën e Veronës u evakuuan 27 institucione arsimore, nga kopshtet deri te shkollat e ciklit të ulët. Sipas raportimeve, kërcënimi mbërriti përmes një emaili që dyshohet se ishte shkruar në gjuhën arabe. Nxënësit u sistemuan fillimisht në palestra dhe më pas u morën nga...