Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Alarm nga rënia e lindshmërisë, sociologët: Ndikojnë ekonomia, emigracioni dhe përdorimi i drogës
👁7135
30 vitet e ardhshme numri i lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet. Është ky parashikimi më i fundit që vjen nga raporti i projeksionit të popullsisë i kryer nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Por çfarë thonë ekspertët për këtë fenomen? “Faktori bazë që ka ndikuar vitet e fundit në uljen e lindshmërisë është ekonomia, pra të gjitha politikat që kanë të bëjnë me ekonominë e stabilizuar, një punë e sigurt, të ardhura më të sigurta. Tregu i punës në vendin tonë nuk ofron shumë mundësi apo është krijuar dhe mes të rinjve që ne nuk kemi hapësira meritokracie...