Alarm në juglindje/ Gjendet i plagosur rëndë nën urë një person, ja çfarë dyshohet

Alarm në juglindje/ Gjendet i plagosur rëndë nën urë një person, ja çfarë dyshohet

Një person është gjetur pasditen e sotme në gjendje të rëndë shëndetësore poshtë urës së Maliqit, përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë familjarët ata që kanë raportuar humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre që prej mbrëmjes së kaluar. Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe paralelisht janë përfshirë edhe vetë në kërkimet në terren. Rreth orës 15:30, në bashkëpunim me forcat policore, personi është lokalizuar poshtë urës, me shenja jete, por në gjendje të rëndë fizike. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku aktualisht po i jepet ndihma mjekësore. Burime nga spitali...