Alarm në Izrael, Netanyahu: Armiqtë mund të tentojnë sulm para 27 tetorit

Alarm në Izrael, Netanyahu: Armiqtë mund të tentojnë sulm para 27 tetorit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli ka marrë indikacione se kundërshtarët e vendit mund të tentojnë një sulm përpara zgjedhjeve të 27 tetorit. Gjatë një vizite në bazën ajrore Tel Nof, Netanyahu tha se autoritetet izraelite janë të përgatitura për skenarë të ndryshëm dhe paralajmëroi se çdo sulm ndaj Izraelit do të pasohet nga një përgjigje. “Kemi indikacione se, përpara zgjedhjeve, armiqtë tanë do të përpiqen të na sulmojnë”, deklaroi Netanyahu në një video të publikuar në rrjetet sociale. Nga baza e Forcave Ajrore izraelite, kryeministri shtoi se kundërshtarët e Izraelit nuk duhet ta nënvlerësojnë gatishmërinë ushtarake të vendit, duke paralajmëruar se forcat izraelite mund të reagojnë “kudo dhe kurdoherë”. Netanyahu foli edhe për situatën në Gaza, duke pretenduar se më shumë se...