“Aladdin”, një udhëtim mes traditës së përrallës dhe magjisë së kinemasë
Filmi i animuar “Aladdin”, i realizuar nga Walt Disney Feature Animation më 1992, mbetet një nga produksionet më të njohura të kinematografisë së animuar, duke sjellë në ekran një histori magjike të frymëzuar nga përralla orientale “Aladdin dhe llamba magjike”, pjesë e përmbledhjes së njohur “Njëmijë e një net”. Me regji të John Musker dhe Ron Clements, filmi ndjek historinë e Aladdinit, një djaloshi që jeton në rrugët e Agrabahut dhe që rastësisht zbulon një llambë magjike, brenda së cilës gjendet një xhind që mund t’ia plotësojë tri dëshira. Përmes ndihmës së xhindit, Aladdini përpiqet të paraqitet si një princ i pasur për të fituar zemrën e princeshës Jasmine, vajzës së sulltanit. Por rrugëtimi i tij ndërlikohet nga planet e vezirit të lig, Jafar, i...
Burimi:
kultplus.com