Al Pacino mbi pakot e kokainës, arrestohet shqiptari në Itali, i sekuestrohen edhe mijëra euro

Al Pacino mbi pakot e kokainës, arrestohet shqiptari në Itali, i sekuestrohen edhe mijëra euro

Një 29-vjeçar shqiptar ëshhtë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Policia gjeti dhe sekuestroi në një shtëpi në Vigevano 27 kg lëndë narkotike; 22 kg hashash të ndarë në 122 pako të vogla dhe 5 kg kokainë. Pakot e kokainës kishin të stampuar imazhin e Al Pacinos në filmin “Scarface”. Gjithashtu në shtëpinë e të riut shqiptar u gjetën rreth 7 mijë euro cash, të cilat besohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës. 29-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Pavias.
Burimi: Javanews.al