Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Al Khelaifi zbarkon në dhomën e zhveshjes së PSG-së: Mos u ndalni, duhet t’i fitojmë të gjitha
8 Gusht 2025 8:27 Alfred Lleshi E djeshmja ishte ditë e ngarkuar për PSG, në qendër të vëmendjes mes nominimeve prestigjioze për “Topin e Artë” 2025 dhe afrimit të afërt të portierit Lucas Chevalier, i cili pritet të zbarkojë në kryeqytetin francez për 40 milionë euro, pa përfshirë bonuset (me bonuset shifra kalon mbi 50 milionë). Por, përtej merkatos dhe vlerësimeve individuale, Nasser Al-Khelaifi ka dashur të theksojë rëndësinë e grupit dhe ambicien e klubit. Siç raporton “Le Parisien”, presidenti i PSG-së ka vizituar skuadrën dhe stafin për të inauguruar në mënyrë simbolike sezonin e ri. Pas mirëseardhjes që i bëri përgatitësit të ri atletik Renato Marin dhe mbasi i vlerësoi të gjithë për sezonin e jashtëzakonshëm të përmbyllur me fitoren e Champions League, Al-Khelaifi...