Akuzoi diplomatët e huaj se nxitën trazirat në veri, Albin Kurti shkarkon nga detyra zv.ministrin

Akuzoi diplomatët e huaj se nxitën trazirat në veri, Albin Kurti shkarkon nga detyra zv.ministrin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar nga detyra zv.ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, pas komenteve ndaj diplomatëve të huaj. Vokrri pati deklaruar se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke iu referuar me emër Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorit Aivo Orav, me veprime të tyre, kanë nxitur trazira në Veri të vendit. “Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”. Kjo ishte deklarata e Albin Kurtit, që ka reaguar menjëherë pas fjalëve të zv.ministrit.
Burimi: Vizionplus.tv