Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Akuzohet se porositi hedhjen në erë të tragetit ku mbeti i vrarë biznesmeni Armandi Nelaj, Apeli e liron nga qelia
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Erdion Muhon, i cili ishte arrestuar më herët për përfshirje në një ngjarje kriminale. Sipas vendimit të fundit, masa e “arrestit me burg” është zëvendësuar me atë të “arrestit në shtëpi”. Muho akuzohet për bashkëpunim në tentativën për shkatërrimin me lëndë plasëse të anijes “Finikas”. Gjatë kësaj tentative ndodhi një shpërthim tritoli, ku për pasojë humbi jetën biznesmeni Armandi Nelaj, i dyshuar si një nga bashkëpunëtorët në këtë ngjarje. Ngjarja, e cila tronditi opinionin publik, dyshohet se ka ndodhur për motive konkurrence në sektorin e...