Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Akuzohet se pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan përmes shitblerjes së automjeteve, kapet në Dubai 36-vjeçari
Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Dubai pasi akuzohet se pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan. Ai është identifikuar si Armis Stafa alias Armees Stava. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit të siguruar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, gjatë operacionit “The Wanted” ai u kap në Dubai me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën...