
Akuzohet për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për Arben Ahmetajn
👁4091
SPAK shtyn sërish me tre muaj hetimet për ish zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, që akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka tashmë afat deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj, teksa kjo është hera e tretë që organi akuzës zgjat hetimet. Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ky i fundit u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve. Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër,...
Burimi:
Javanews.al