Akuzohet për krime zgjedhore në Fier, SPAK urdhëron arrestimin e babait të kandidates së PSD

Akuzohet për krime zgjedhore në Fier, SPAK urdhëron arrestimin e babait të kandidates së PSD

Foto ilustruese FIER- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar arrestimin e babait të kandidates së Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha. Në pranga ka rënë Pandeli Bozha, i njohur edhe me emrin Agim Brahimllari. Sipas “Balkanweb”, Bozha është ndaluar pasi dyshohet për korrupsion aktiv në zgjedhje. Ai dyshohet se ka ndërhyrë dhe manipuluar procesin zgjedhor. Deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Policia për këtë ngjarje./ZËRI
Burimi: Zeri.ai