Akuzohet për 3 vepra penale, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut

Akuzohet për 3 vepra penale, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut

Nikoll Deda TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-Presidentit të Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, dhe zv/Presidentja Aurela Guri. Nikoll Deda u denoncua në Prokurori nga Almiro Gurakuqi, presidenti aktual, i cili pretendon se Deda ka pasur abuzime me fondet e Urdhrit. Të dy, si Nikoll Deda ashtu dhe Aurela Guri, akuzohen për 3 vepra penale; ato të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, shpërdorim detyre dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, Nikoll Deda, në kohën kur ishte president në kundërshtim me ligjin, punësoi familjarët e tij. E gjitha për të manipuluar vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016. Nga ana tjetër, Guri ka marrë vendime financiare për buxhetin...