Akuzohen se shmangën detyrimet tatimore për 20 vite/ Gjykata jep vendimin për ish-administratorin dhe CEO-n e ‘Bankers’

Akuzohen se shmangën detyrimet tatimore për 20 vite/ Gjykata jep vendimin për ish-administratorin dhe CEO-n e ‘Bankers’

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, dhe drejtorin aktual, shtetasin kinez Hongping Xiao. Seanca u zhvillua të martën, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i ambasadës kineze në Tiranë. Të arrestuarit kishin kundërshtuar masat e sigurisë të vendosura më parë nga Gjykata e Fierit, por Apeli rrëzoi kërkesat e tyre, duke mbështetur qëndrimin e Prokurorisë. Megjithatë, për disa zyrtarë të tjerë të përfshirë në hetime, Gjykata e Apelit zbuti masat e sigurisë. Nga pesë masat “arrest shtëpie”, vetëm njëra u ndryshua në “detyrim paraqitjeje”, për shkak të rrethanave familjare, pasi një prej të dyshuarve është prind i një fëmije 2-vjeçar. Ndërsa për tre persona të tjerë u hoq masa...