Akuzohen se regjistruan 6 prona me dokumente false, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës Fier dhe përfituesin
Pas arrestimeve të kryera disa ditë më parë për një çështje pronash në Fier, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për ish-drejtorin e ASHK-së, Ertis Shehu, dhe personin që dyshohet se ka përfituar pronat. Për një ish-hartograf të ASHK-së është kërkuar një masë më e lehtë sigurie. Në qendër të hetimit janë gjashtë prona në zonën e Levanit, me një sipërfaqe totale prej rreth 71.7 hektarësh. Sipas Prokurorisë, dyshohet se këto prona janë regjistruar gjatë vitit 2023 duke përdorur dokumentacion të falsifikuar. Bëhet fjalë për toka që lidhen me një vendim të vitit 2008, përmes të cilit ishte njohur e drejta e kompensimit për 100 hektarë tokë bujqësore në zonën e Levanit dhe Dërmënasit. Një prej trashëgimtarëve, E.H., kishte marrë...
Burimi:
javanews.al