Akuzohen për vjedhjen e 7 mln eurove me Call Centera, SPAK kërkon konfiskimin e 1.9 mln euro pasuri të dy shtetasve…

Akuzohen për vjedhjen e 7 mln eurove me Call Centera, SPAK kërkon konfiskimin e 1.9 mln euro pasuri të dy shtetasve…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, në kuadër të procedimit pasuror nr.13 i vitit 2023. Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa u dënuan me 21 vite burg për mashtrim në vlerën e 7 milionë eurove ndaj shtetasve gjermanë që kishin rënë në rrjetën e ngritur përmes Call Center-ave, që i ftonin të investonin në bursa. Por Apeli i GJKKO prishi vendimin me datë 23 Prill, dhe urdhëroi që çështja të rigjykohet nga fillimi me trupë tjetër...
Burimi: Sot.com.al