Akuzat/ Skandali i Bankers, dalin para Apelit të arrestuarit, ambasada kineze nuk lejohet në sallë

Akuzat/ Skandali i Bankers, dalin para Apelit të arrestuarit, ambasada kineze nuk lejohet në sallë

Të arrestuarit në kuadër të hetimeve për skandalin financiar që përfshin kompaninë “Bankers Petroleum” dolën sot para Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për të kundërshtuar masat e sigurisë të caktuara më herët nga Gjykata e Fierit. Dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë, mes tyre edhe ish-drejtori Leonidha Çobo dhe drejtori aktual i kompanisë, shtetasi kinez Hongping Xiao, kanë kërkuar ndryshimin e masës së “arrestit me burg”, që u është caktuar për akuzat e rënda që lidhen me mashtrime financiare dhe abuzim me detyrën. Ndërkohë, përfaqësues të ambasadës së Kinës në Tiranë, të cilët ishin të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës për të ndjekur nga afër procesin, nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura për...