Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Greqi, pas akuzave për veprime të papërshtatshme dhe shkelje të mundshme të ligjit. Lajmi raportohet nga Associated Press, e cila citon një zyrtar të lartë amerikan. Sipas agjencisë amerikane, çështja ka shkaktuar pakënaqësi të fortë në nivelet më të larta të administratës Trump. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se presidenti dhe sekretari i shtetit janë “jashtëzakonisht të zemëruar” për informacionet e bëra publike lidhur me ambasadoren dhe se një vendim për hapat e mëtejshëm mund të merret brenda kësaj jave. Marco Rubio raportohet të jetë veçanërisht i pakënaqur me situatën. Pakënaqësia e tij thuhet se...