Akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, AMP arreston efektivin e Komisariatit të Kavajës!

Akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, AMP arreston efektivin e Komisariatit të Kavajës!

Një punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë në Komisariatin e Policisë Kavajë, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj efektivit me inicialet A.C. Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, masa e sigurisë është caktuar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, datë 16 nëntor 2026. Efektivi ushtronte detyrën si punonjës i rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe dyshohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të funksionit të tij. Hetimet ndaj punonjësit të policisë po zhvillohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, dhe “Korrupsioni pasiv i...