Akuzat e partive politike, anëtari i KAS: Po tentohet të bëhet pis procesi i rinumërimit

Akuzat e partive politike, anëtari i KAS: Po tentohet të bëhet pis procesi i rinumërimit

Anëtari i KAS Ledio Braho foli nga pallati i sportit Farie Hoti në Tiranë ku po kryhet procesi i rinumërimit të votave të 11 majit. Braho u pyet nga gazetarët për kërkesën e Erion Braçes, i cili në rrjete sociale publikoi një fletë votimi me simbolin e Fallusit në kutinë e PS, e cila u shpall e pavlefshme. Braçe kërkoi që vota të shpallet e vlefshme. Braho thotë se PS duhet të bëjë një kërkesë që çdo votë me organin mashkullor gjenital të shpallet e vlefshme dhe KAS do dalë me një vendim. “PS siç bëri dhe disa ditë më parë, mund t’i drejtohej KAS dhe të kërkohet që çdo votë me organ mashkullor gjenital të shpallet e vlefshme dhe ne do shprehemi me vendim...