Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
AKUZAT/ 3 urdhër-arreste ndaj ‘Rrugores’, mes tyre dhe shefi i qarkullimit në Tiranë dhe 2 zyrtarë të tjerë të policisë
👁5908
Tre urdhër-arreste janë lëshuar ndaj ‘Rrugores’ nga SPAK, ku në prangat e Policisë është vënë Drejtori i komisariatit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka dhe shefi i sektorit për aksidentet Sokol Novaku. Mësohet se urdhër-arrest është lëshuar edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Të tre dyshohen për korrupsion, pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident. Ende nuk dihet se për çfarë akuzohen, por burime jo zyrtare siç raporton gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj, ka të bëjë me dyshimet për korrupsion në kushtet e flagrancës.