AKU paralajmëroi konsumatorët për sallamin me trupa të huaj, Conad: Alarm i rremë, produkti s’ka dalë kurrë shitje
aku-conad TIRANË- Conad Albania ka reaguar sot pas njoftimit të bërë dy ditë më parë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për produktin “Salame Galbanetto”, me lot L.264173, duke mohuar se produkti ka qenë i disponueshëm për konsumatorët. Në reagimin zyrtar, kompania sqaron se sasia prej 3.74 kilogramësh ishte izoluar në magazinën e saj dhe ishte bllokuar për asgjësim pesë ditë përpara se AKU të publikonte njoftimin për konsumatorët. Conad ngre pikëpyetje mbi mënyrën e komunikimit të rastit nga AKU, duke argumentuar se njoftimi nuk ka bërë të ditur se produkti ishte tërhequr dhe nuk kishte dalë në treg. Reagimi i Conad: AKU KRIJON ALARM TË RREMË! Produkti Salame Galbanetto – Loti L.264173 nuk ka dalë kurrë në shitje. Sasia prej 3.74 kg ishte izoluar...
Burimi:
zeri.ai