AKU nis kontrollet për higjienën dhe sigurinë ushqimore pranë shkollave
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka nisur inspektime në të gjithë vendin, me fokus subjektet ushqimore pranë institucioneve arsimore, si dhe kopshtet, çerdhet dhe shkollat ku përgatitet ushqim. Në kuadër të paketës së “Sigurisë në shkolla” dhe në zbatim të legjislacionit për sigurinë ushqimore dhe inspektimin, kontrollet po zhvillohen në fast-food-e, byrektore, piceri, markete dhe pika të tjera tregtimi që ndodhen pranë shkollave. Sipas AKU-së, inspektimet kanë në fokus verifikimin e përmbushjes së kërkesave për sigurinë ushqimore. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kushteve të higjienës, respektimit të afateve të përdorimit të produkteve, gjurmueshmërisë së tyre, kushteve higjieno-sanitare dhe etiketimit. Njoftimi i plotë nga AKU-ja Në prag të fillimit të viti të ri...
Burimi:
kohajone.com