“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës
Shqiptarët në Britaninë e Madhe protestojnë për të dytën ditë para Ambasadës Shqiptare në Londër kundër projektit në Zvërnec Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur edhe për të dytën ditë radhazi përpara Ambasadës Shqiptare në Londër, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të investimit në zonën e Zvërnecit. Protestuesit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe për mbrojtjen e mjedisit dhe transparencë mbi zhvillimet e planifikuara në zonë. Tubimi në Londër është pjesë e një serie protestash të organizuara nga diaspora shqiptare në disa vende të Europës dhe Amerikës në mbështetje të kauzës për Zvërnecin.
Burimi:
opinion.al