Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të gjerë të sigurisë, nga Ministria e Brendshme te pedonalja dhe “Rruga e Elbasanit”, deputetët arritën të futen të qetë në Kuvend pa u përballur me sulme nga protestuesit. Këta të fundit tentuan të depërtojnë nga disa hyrje të ndryshme, por pa sukses, derisa u zhvendosën te rruga e Elbasanit pranë xhamisë së Namazgjasë. Aty policia i bllokoi te ura dhe nuk lejoi marshimin në drejtim të godinës së Kuvendit, çka solli edhe përplasje. Menjëherë disa protestues nisën sulmet me vezë e domate në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit. Madje disa prej tyre arritën të çajnë edhe kordonin e policisë duke bërë që të...