Dosja “Aruba” prek investimin strategjik të Agim Zeqos në Korçë, nga vendimi i Ramës, te toka publike me 1 euro dhe…
“Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek godina tek ‘Mine Peza’. …Me Enean mund ta zgjidhë këtë punë”. Sipas investigimit të “Bold News”, bashkëbiseduesit që komunikojnë me mesazhe në gusht të vitit 2020 janë Luçiano Koçeku dhe Ervin Koçeku. I pari, i njohur edhe me emrin Artur, konsiderohet si një nga bosët e “Grupit Aruba”, përgjegjës për trafikimin e tonelatave kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. I dyti është vëllai i tij më i vogël, i cili menaxhonte paratë dhe kontaktet me njerëzit për shitjen e pronave të paluajtshme në kulla e resorte, të dyshuara se vinin nga aktiviteti kriminal. Personazhi “Enea” është Enea Mitrushi. Ai është administrator i kompanisë “Nova Construction”, në pronësi të Ilir Shtufit, e cila ka ndërtuar, ndër të tjera,...
Burimi:
sot.com.al