“Mbroni Belindën, arrestoni Arben Kolën”/ Shehaj “shpërthen” në Kuvend: 10 policë e morën zvarrë për…

“Mbroni Belindën, arrestoni Arben Kolën”/ Shehaj “shpërthen” në Kuvend: 10 policë e morën zvarrë për…

Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit për shoqërimin e aktivistit Arben Kola nga forcat e policisë gjatë protestës së sotme para Parlamentit. Shehaj akuzoi mazhorancën se po përdor policinë ndaj protestuesve, ndërsa sipas tij mbron me forcën e kartonëve ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. “Keni arrestuar sot Arben Kolën, 10 policë e morën zvarrë për t’ju mbrojtur ju sepse ai proteston. As këtë nuk e bëjnë dot më tani sepse rrezikojnë burgun. Ndërkohë që kryeministri refuzon të flasë”, deklaroi Shehaj në Kuvend.     Ai vijoi akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se masat e larta të sigurisë rreth Parlamentit tregojnë frikë nga përballja me qytetarët. “Blindoheni këtu sepse nuk dilni dot para protestuesve. Dy muaj protesta”, u shpreh kreu i Partisë...