Zvarritja e procesit të Ballukut, reagon PD: Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un

Zvarritja e procesit të Ballukut, reagon PD: Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me zvarritjen e procesit të Belinda Ballukut, për të cilën as Gjykata Kushtetuese as Këshilli i Mandateve nuk ka dhënë ende vendim. Në një postim në rrjete sociale, PD ka ngritur akuza se ky është sipas tyre një operacion i mirëorganizuar politik, nën urdhërat e Edi Ramës. Sipas PD, kjo është një strategji për të bllokuar SPAK-un, i cili ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e numrit dy të qeverisë Rama. “Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi, por një operacion i koordinuar politik për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në majë të pushtetit. Mazhoranca socialiste dhe Edi Rama kanë zgjedhur zvarritjen si mekanizëm...