Zjarri rikthehet në Krujë, flakët pranë depove me lëndë plasëse
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në zonën e Krastës së Krujës, në pjesën veriore të saj, duke rikthyer problematikën e zjarreve në këtë zonë. Sipas raportimeve nga terreni, flakët po përhapen të favorizuara nga era e fortë. Banorë të zonës kanë ngritur dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por shkaku mbetet ende për t’u përcaktuar nga autoritetet. Rreziku shtohet për shkak të pranisë së depove me lëndë plasëse, të përdorura për furnizimin e guroreve. Për të parandaluar afrimin e flakëve pranë tyre, forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie. Në përpjekjet për kontrollin e situatës është rikthyer edhe helikopteri i Forcave të Armatosura, ndërsa ekipet në terren vijojnë punën për izolimin e vatrave. Ndërkohë, një situatë problematike raportohet edhe në...
Burimi:
ntv.al