Zjarri përfshin kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë/ Rrezikohen banesat pranë zonës

Zjarri përfshin kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë/ Rrezikohen banesat pranë zonës

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës të Vlorës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapet më tej. Pranë vatrës së zjarrit ndodhen banesa, ndërsa në zonë gjendet edhe Teqeja e Kuzum Babasë, duke rritur shqetësimin për përhapjen e flakëve në këtë zonë.