Zjarret rikthejnë alarmin në Lezhë, autoritetet shtojnë monitorimin në zonat bregdetare

Zjarret rikthejnë alarmin në Lezhë, autoritetet shtojnë monitorimin në zonat bregdetare

Dy vatra zjarri të regjistruar gjatë ditëve të fundit në qarkun e Lezhës kanë ngritur shqetësim te autoritetet vendore, duke rikthyer vëmendjen te rreziku i përhapjes së flakëve gjatë sezonit veror. Rasti më problematik u shënua në Shëngjin, ku zjarri u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave zjarrfikëse, duke shmangur pasoja për banorët dhe mjedisin. Për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së fluksit të vizitorëve, autoritetet kanë intensifikuar monitorimin, veçanërisht në zonat bregdetare, të cilat konsiderohen më të rrezikuara gjatë muajve të verës. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar në Lezhë janë regjistruar mbi 330 raste zjarri, ku pjesa më e madhe e tyre janë shkaktuar nga pakujdesia njerëzore. Institucionet përgjegjëse u bëjnë thirrje qytetarëve dhe pushuesve të...