Zjarr pranë plazhit të Tales në Lezhë, era favorizon përhapjen e flakëve
Një tjetër vatër zjarri i është shfaqur në zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales, në Lezhë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Flakët janë të favorizuara nga era e fortë, ku janë përhapur me shpejtësi përgjatë vijës bregdetare, duke djegur një sipërfaqe që shtrihet nga rreth 500 metra deri në afërsisht 1 kilometër. Në terren kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Lezhës, të cilat po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Prania e kënetave mes plazhit dhe zonës së përfshirë nga flakët e bën të pamundur afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrës së zjarrit. Pranë zonës së prekur ndodhen edhe disa struktura turistike dhe shërbimi. Ekipet zjarrfikëse janë vendosur në gatishmëri pranë tyre, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme në rast se flakët...
Burimi:
sot.com.al