Zjarr në Pllanë të Lezhës, digjet një parcelë me pemë e vreshta rrushi, i paqartë shkaku! Mundësohet shuarja e flakëve

Zjarr në Pllanë të Lezhës, digjet një parcelë me pemë e vreshta rrushi, i paqartë shkaku! Mundësohet shuarja e flakëve

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në fshatin Pllanë të Lezhës ku ka përfshirë një parcelë të mbjellë me pemë dhe vreshta rrushi, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera përreth. Pas sinjalizimit për ngjarjen, në vendngjarje ka ndërhyrë Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), i cili ka punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u vu nën kontroll dhe u fik plotësisht, duke shmangur dëme më të mëdha në zonë. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet përkatëse.