Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet për një viktimë, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse

Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet për një viktimë, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr 13 të qytetit të Korçës. Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ka dyshime për një viktimë. Për arsye sigurie zjarrfikësit po evakuuojnë nga banesat të gjithë banorët deri në vendosjen e situatës nën kontroll.